Termat dhe kushtet e promovimit të Canon CEE "Bëhuni gati për sezonin".
PRODUKTET NË OFERTË, PERIUDHA E OFERTËS DHE PJESËMARRËSIT
- 1.1. Kjo ofertë vlen vetëm për blerjet e cilitdo prej produkteve të renditur më poshtë/të bashkëngjitura (“produktet në ofertë”) në Kosovë nga partnerët e autorizuar në periudhën 15.03.2024 deri më 15.04.2024 (“periudha e ofertës”). Produktet në ofertë mund të shiten vetëm si një trup kamere, ose si pjesë e një kompleti lentesh ose pakoje por vetëm NJË kërkesë mund të bëhet për çdo komplet ose pako. Blerjet duhet të jenë të vërteta në para ose ekuivalente të tyre.
- 1.2. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të moshës 18 vjeç e lart dhe duhet të jenë rezidentë në Zonën Ekonomike Evropiane ose Zvicër (ZEE) ("Pjesëmarrës").
- 1.3. Konsiderohet se të gjithë pjesëmarrësit janë dakord dhe pranojnë t’i përmbahen këtyre rregullave dhe kushteve.
- 1.4. Të gjitha produktet duhet të jenë blerë në Kosovë dhe duhet t’u jepen dhe shpërndahen shitësve nga Canon CEE GmbH (“Canon”) ose nga kompanitë e grupit Canon që ndodhen brenda ZEE. Ju lutemi pyesni shitësin e dyqanit nëse është kështu për të mos u zhgënjyer. Dyqanet online duhet të kenë një adresë të regjistruar/adresë postare në Kosovë.
- 1.5. Rishites te autorizuar per kete fushate jane: Zgatar, Mega KS
- 1.6. Të gjitha produktet e ofertës duhet të jenë produkte të reja dhe origjinale Canon. Blerjet e dorës së dytë, produktet e riparuara ose rregulluara, ose produktet që janë false ose shkelin në ndonjë mënyrë të drejtat e pronës intelektuale të grupit të kompanive Canon (për shembull, duke përfshirë por jo vetëm produktet paralele ose “gri”) nuk kualifikohen për këtë ofertë.
SI TË MERRNI PJESË
- 2.1. Për të marrë pjesë në promocion, pjesëmarrësi duhet të blejë një produkt promocional në Kosovë, gjatë periudhës promocionale DHE të paraqitë një kërkesë të vlefshme online mes datave 15.03.2024 dhe 30.04.2024.
- 2.2. Kërkesat duhet të paraqiten në mënyrë të plotë dhe të saktë, duke plotësuar (duke specifikuar numrat e serisë EEA të produktit) një formular kërkese online në https://canon-cee-grfts.sales-promotions.com/. Pjesëmarrësit duhet të skanojnë, ngarkojnë dhe bashkëngjitin te formulari i kërkesës online, kopje të faturave ose konfirmime porosish për blerjet në internet, si dhe një imazh të numrit të serisë dhe kodit EAN të marrë nga paketimi i produktit. Pjesëmarrësit gjithashtu do të duhet skanojnë, ngarkojnë dhe bashkëngjisin në formularin e kërkesës online të fotos së kodit EAN dhe numrin serik. Pjesëmarrësit do të marrin brenda 48 orësh një email, ku konfirmohet që kërkesa e tyre është pranuar.
- 2.3. Produktet e ofertës janë subjekt i disponueshmërisë për sa kohë zgjat stoku. Canon nuk do të jetë përgjegjës nëse dyqanet e shitjes nuk bëjnë porositë e produkteve të ofertës gjatë periudhës së ofertës.
- 2.4. Canon nuk do t'i shqyrtojë kërkesat që janë marrë pas datës së mbylljes për marrjen e kërkesave që është 30.04.2024. Canon nuk do t'i shqyrtojë kërkesat që, sipas mendimit të tij, janë të paplota ose të palexueshme. Canon nuk do të mbajë përgjegjësi për kërkesat e vonuara ose që nuk janë marrë me sukses.
- 2.5. Mund të bëhet vetëm një kërkesë për çdo produkt oferte.
- 2.6. Kërkesat nga bizneset ose individët që bëjnë blerje në sasi të mëdha (më shumë se 6 produkte oferte gjatë periudhës së ofertës, përveç rasteve ku produktet përkatëse janë përfshirë në kite ose paketa siç tregohet në pikën 1.1) nuk do të pranohen të hyjnë në këtë ofertë.
- 2.7. Kjo ofertë nuk mund të jepet së bashku me çfarëdo oferte tjetër.
KTHIMI I PARAVE
- 3.1. Pjesëmarrësit do të marrin Kthim parash në shumën e treguar për blerjet e Produkteve Promovuese.
- 3.2. Pas marrjes dhe verifikimit të kërkesës, Canon do të organizojë një pagesë të drejtpërdrejtë të transfertës IBAN në llogarinë bankare të pjesëmarrësit. Asnjë marrëveshje alternative nuk do të lidhet dhe nuk do të sigurohen para ose çek.
- 3.3. Canon do të përpiqet të kryejë transferin brenda 28 ditëve nga marrja e kërkesës të plotë dhe të vlefshme.
- 3.4. Në rast se pjesëmarrësi nuk zgjedh një nga valutat që tregohen te formulari i kërkesës, Canon do të zgjedhë një valutë.
- 3.5. Vetëm një pagesë me transfertë bankare IBAN do të ofrohet për çdo kërkesë të vlefshme.
- 3.6. Nëse jeni i regjistruar për TVSH në Kosovë dhe merrni një kthim të parave, kjo mund të zbresë vlerën e tatueshme të blerjes suaj, dhe prandaj mund t’ju duhet të që ta zbritni vlerën e tatimit.
- 3.7. Çdo taksë, përgjegjësi ose detyrim që vendoset mbi Cashback ose që ka të bëjë me të, do të jetë përgjegjësi e pjesëmarrësit dhe Canon nuk pranon asnjë përgjegjësi për këtë aspekt
PROMOVUESI
- 4.1. Bërësi i ofertës është Canon CEE GmbH, Oberlaaer Straße 233, 1100 Vienna, Austria.
MOHIMET
- 5.1. Deri në shkallën maksimale të lejuar me ligj, Canon nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë humbje, dëmtim ose lëndim të çfarëdo natyre të shkaktuar në çfarëdo mënyre, që has pjesëmarrësi në këtë ofertë. Sidoqoftë, asgjë në këto rregulla nuk do të ketë efektin e përjashtimit ose kufizimit të përgjegjësisë së Canon për lëndimet ose vdekjet e shkaktuara nga pakujdesia e vërtetuar e punonjësve ose agjentëve të Canon.
- 5.2. Canon ushtron të drejtën të shmangë, ndryshojë, dhe/ose ndryshojë këtë ofertë në çfarëdo kohe pa mbartur asnjë përgjegjësi çfarëdo qoftë.
- 5.3. Canon ushtron të drejtën të auditojë çfarëdo kërkese për t’u siguruar për pajtueshmëri me këto rregulla dhe kushte dhe për të kërkuar informacione shtesë dhe dokumentacione mbështetëse. Canon ushtron të drejtën të përjashtojë kërkesat dhe/ose pjesëmarrësit nëse dyshon se me ofertën po abuzohet në ndonjë mënyrë. Vendimet e Canon në lidhje me ofertën janë finale dhe nuk do të hyhet në asnjë lloj korrespondence
TË DHËNAT
6.1.Canon Europa N.V., 59 Bovenkerkerweg, 1185 XB është kontrollori i të dhënave në lidhje me të dhënat personale që japin pjesëmarrësit. Të gjitha të dhënat personale që na jepni, do të përpunohen nga Benamic, IDA Business & Technology Park, Ring Road, Kilkenny, Ireland për qëllim të administrimit të këtij promocioni, nëse zbatohet, për qëllime marketingu - në rastet kur pjesëmarrësit kanë zgjedhur të marrin komunikime marketingu nga Canon. Të dhënat personale mbahen në mënyrë të sigurt dhe mund të transferohen te një server i sigurt jashtë EEA.
6.2. Të dhënat personale të mbledhura nga pjesëmarrësit janë objekt i rregullores së Canon për privatësinë e të dhënave të konsumatorit https://www.canon.com.al/privacy/.
LIGJI DHE JURIDIKSIONI
7.1. Këto rregulla dhe kushte, dhe çdo mosmarrëveshje që lind prej tyre ose në lidhje me to do të qeveriset dhe interpretohet në përputhje me ligjet e Austrisë dhe do të jetë subjekt i juridiksionit jo-ekskluziv të gjykatave të Austrisë.
ARTIKUJT NË OFERTË
Produkti |
Shuma e kthimit të parave |
EOS R3 |
700 EUR |
EOS R5 |
400 EUR |
EOS R6 Mark II |
200 EUR |
EOS R8 |
150 EUR |
EOS R7 |
150 EUR |
EOS R10 |
100 EUR |
EOS R50 |
50 EUR |
EOS 5D Mark IV |
250 EUR |
EOS 6D Mark II |
150 EUR |
EF 85mm f/1.4 L IS USM |
150 EUR |
EF 16-35mm f/2.8L III USM |
200 EUR |
EF 24-105MM 4L IS II USM |
120 EUR |
EF 100mm f/2.8L Macro IS USM |
120 EUR |
EF 70-200mm f/2.8L IS III USM |
200 EUR |
EF 100-400mm f/4.5-5.6L IS II USM |
200 EUR |
RF 5.2mm f/2.8 L DUAL FISHEYE |
300 EUR |
RF 50mm f/1.2 L USM |
250 EUR |
RF 85mm f/2 IS STM |
50 EUR |
RF 85mm f/1.2L USM |
250 EUR |
RF 85mm f/1.2L USM DS |
300 EUR |
RF 600mm f/11 IS STM |
100 EUR |
RF 800mm f/11 IS STM |
100 EUR |
RF 15-30mm F4.5-6.3 |
50 EUR |
RF 14-35mm f/4L IS USM |
150 EUR |
RF 15-35MM F2.8 L IS USM |
250 EUR |
RF-S 10-18 |
30 EUR |
RF-S S18-150mm f/3.5-6.3 IS STM |
40 EUR |
RF 24-70MM F/2.8 L IS USM |
250 EUR |
RF 24-105mm f/4 L IS USM |
100 EUR |
RF 24-105MM f/4-7.1 IS STM |
40 EUR |
RF 28-70mm f/2 L USM |
300 EUR |
RF 70-200 f/4 L IS |
150 EUR |
RF 70-200 f/2.8L IS USM |
250 EUR |
RF 100-400 IS |
50 EUR |
RF 100-500mm f/4.5-7.1L IS USM |
300 EUR |
RF 200-800 |
200 EUR |
RF 100mm f/2.8 L IS MACRO |
100 EUR |