canon logo

Updated on 10:41 AM / 02-Apr-2024

Termat dhe kushtet e promovimit të Canon CEE "Bëhuni gati për sezonin".

  1. PRODUKTET NË OFERTË, PERIUDHA E OFERTËS DHE PJESËMARRËSIT

 

  • 1.1. Kjo ofertë vlen vetëm për blerjet e cilitdo prej produkteve të renditur më poshtë/të bashkëngjitura (“produktet në ofertë”) në Shqipëri nga partnerët e autorizuar në periudhën 15.03.2024 deri më 15.04.2024. (“periudha e ofertës”). Produktet në ofertë mund të shiten vetëm si një trup kamere, ose si pjesë e një kompleti lentesh ose pakoje por vetëm NJË kërkesë mund të bëhet për çdo komplet ose pako. Blerjet duhet të jenë të vërteta në para ose ekuivalente të tyre.
  • 1.2. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të moshës 18 vjeç e lart dhe duhet të jenë rezidentë në Zonën Ekonomike Evropiane ose Zvicër (ZEE) ("Pjesëmarrës").
  • 1.3. Konsiderohet se të gjithë pjesëmarrësit janë dakord dhe pranojnë t’i përmbahen këtyre rregullave dhe kushteve.
  • 1.4. Të gjitha produktet duhet të jenë blerë në Shqipëri dhe duhet t’u jepen dhe shpërndahen shitësve nga Canon CEE GmbH (“Canon”) ose nga kompanitë e grupit Canon që ndodhen brenda ZEE.  Ju lutemi pyesni shitësin e dyqanit nëse është kështu për të mos u zhgënjyer. Dyqanet online duhet të kenë një adresë të regjistruar/adresë postare në Shqipëri
  • 1.5. Rishites te autorizuar per kete fushate jane: Videomobile, Zgatar.
  • 1.6. Të gjitha produktet e ofertës duhet të jenë produkte të reja dhe origjinale Canon.  Blerjet e dorës së dytë, produktet e riparuara ose rregulluara, ose produktet që janë false ose shkelin në ndonjë mënyrë të drejtat e pronës intelektuale të grupit të kompanive Canon (për shembull, duke përfshirë por jo vetëm produktet paralele ose “gri”) nuk kualifikohen për këtë ofertë.

 

  1. SI TË MERRNI PJESË

 

  • 2.1. Për të marrë pjesë në promocion, pjesëmarrësi duhet të blejë një produkt promocional në Shqipëri, gjatë periudhës promocionale DHE të paraqitë një kërkesë të vlefshme online mes datave 15.03.2024 deri më 30.04.2024.
  • 2.2. Kërkesat duhet të paraqiten në mënyrë të plotë dhe të saktë, duke plotësuar (duke specifikuar numrat e serisë EEA të produktit) një formular kërkese online në canon.com.al/offers/getready Pjesëmarrësit duhet të skanojnë, ngarkojnë dhe bashkëngjitin te formulari i kërkesës online, kopje të faturave ose konfirmime porosish për blerjet në internet, si dhe një imazh të numrit të serisë dhe kodit EAN të marrë nga paketimi i produktit. Pjesëmarrësit gjithashtu do të duhet skanojnë, ngarkojnë dhe bashkëngjisin në formularin e kërkesës online të fotos së kodit EAN dhe numrin serik. Pjesëmarrësit do të marrin brenda 48 orësh një email, ku konfirmohet që kërkesa e tyre është pranuar.
  • 2.3. Produktet e ofertës janë subjekt i disponueshmërisë për sa kohë zgjat stoku. Canon nuk do të jetë përgjegjës nëse dyqanet e shitjes nuk bëjnë porositë e produkteve të ofertës gjatë periudhës së ofertës.
  • 2.4. Canon nuk do t'i shqyrtojë kërkesat që janë marrë pas datës së mbylljes për marrjen e kërkesave që është 30.04.2024. Canon nuk do t'i shqyrtojë kërkesat që, sipas mendimit të tij, janë të paplota ose të palexueshme. Canon nuk do të mbajë përgjegjësi për kërkesat e vonuara ose që nuk janë marrë me sukses.

 

Lista e partnerëve që marrin pjesë në Promocion:

Videomobile

Zgatar

 

  • 2.5. Mund të bëhet vetëm një kërkesë për çdo produkt oferte.
  • 2.6. Kërkesat nga bizneset ose individët që bëjnë blerje në sasi të mëdha (më shumë se 6 produkte oferte gjatë periudhës së ofertës, përveç rasteve ku produktet përkatëse janë përfshirë në kite ose paketa siç tregohet në pikën 1.1) nuk do të pranohen të hyjnë në këtë ofertë.
  • 2.7. Kjo ofertë nuk mund të jepet së bashku me çfarëdo oferte tjetër.

 

  1. KTHIMI I PARAVE

 

  • 3.1. Pjesëmarrësit do të marrin Kthim parash në shumën e treguar për blerjet e Produkteve Promovuese.
  • 3.2. Pas marrjes dhe verifikimit të kërkesës, Canon do të organizojë një pagesë të drejtpërdrejtë të transfertës IBAN në llogarinë bankare të pjesëmarrësit. Asnjë marrëveshje alternative nuk do të lidhet dhe nuk do të sigurohen para ose çek.
  • 3.3. Canon do të përpiqet të kryejë transferin brenda 28 ditëve nga marrja e kërkesës të plotë dhe të vlefshme.
  • 3.4. Në rast se pjesëmarrësi nuk zgjedh një nga valutat që tregohen te formulari i kërkesës, Canon do të zgjedhë një valutë.
  • 3.5. Vetëm një pagesë me transfertë bankare IBAN do të ofrohet për çdo kërkesë të vlefshme.
  • 3.6. Nëse jeni i regjistruar për TVSH në Shqipëri dhe merrni një kthim të parave, kjo mund të zbresë vlerën e tatueshme të blerjes suaj, dhe prandaj mund t’ju duhet të që ta zbritni vlerën e tatimit.
  • 3.7. Çdo taksë, përgjegjësi ose detyrim që vendoset mbi Cashback ose që ka të bëjë me të, do të jetë përgjegjësi e pjesëmarrësit dhe Canon nuk pranon asnjë përgjegjësi për këtë aspekt

 

  1. PROMOVUESI

 

  • 4.1. Bërësi i ofertës është Canon CEE GmbH, Oberlaaer Straße 233, 1100 Vienna, Austria.

 

  1. MOHIMET

 

  • 5.1. Deri në shkallën maksimale të lejuar me ligj, Canon nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë humbje, dëmtim ose lëndim të çfarëdo natyre të shkaktuar në çfarëdo mënyre, që has pjesëmarrësi në këtë ofertë. Sidoqoftë, asgjë në këto rregulla nuk do të ketë efektin e përjashtimit ose kufizimit të përgjegjësisë së Canon për lëndimet ose vdekjet e shkaktuara nga pakujdesia e vërtetuar e punonjësve ose agjentëve të Canon.
  • 5.2. Canon ushtron të drejtën të shmangë, ndryshojë, dhe/ose ndryshojë këtë ofertë në çfarëdo kohe pa mbartur asnjë përgjegjësi çfarëdo qoftë.
  • 5.3. Canon ushtron të drejtën të auditojë çfarëdo kërkese për t’u siguruar për pajtueshmëri me këto rregulla dhe kushte dhe për të kërkuar informacione shtesë dhe dokumentacione mbështetëse. Canon ushtron të drejtën të përjashtojë kërkesat dhe/ose pjesëmarrësit nëse dyshon se me ofertën po abuzohet në ndonjë mënyrë. Vendimet e Canon në lidhje me ofertën janë finale dhe nuk do të hyhet në asnjë lloj korrespondence

 

  1. TË DHËNAT

6.1.Canon Europa N.V., 59 Bovenkerkerweg, 1185 XB është kontrollori i të dhënave në lidhje me të dhënat personale që japin pjesëmarrësit. Të gjitha të dhënat personale që na jepni, do të përpunohen nga Benamic, IDA Business & Technology Park, Ring Road, Kilkenny, Ireland për qëllim të administrimit të këtij promocioni, nëse zbatohet, për qëllime marketingu - në rastet kur pjesëmarrësit kanë zgjedhur të marrin komunikime marketingu nga Canon. Të dhënat personale mbahen në mënyrë të sigurt dhe mund të transferohen te një server i sigurt jashtë EEA.

6.2. Të dhënat personale të mbledhura nga pjesëmarrësit janë objekt i rregullores së Canon për privatësinë e të dhënave të konsumatorit https://www.canon.com.al/privacy/.

 

  1. LIGJI DHE JURIDIKSIONI

 

7.1. Këto rregulla dhe kushte, dhe çdo mosmarrëveshje që lind prej tyre ose në lidhje me to do të qeveriset dhe interpretohet në përputhje me ligjet e Austrisë dhe do të jetë subjekt i juridiksionit jo-ekskluziv të gjykatave të Austrisë.

 

  1. ARTIKUJT NË OFERTË

 

Produkti

Shuma e kthimit të parave

EOS R3

  72.690 Lekë

EOS R5

  41.536 Lekë

EOS R6 Mark II

  20.768 Lekë

EOS R8

  15.576 Lekë

EOS R7

  15.576 Lekë

EOS R10

  10.384 Lekë

EOS R50

     5.192 Lekë

EOS 5D Mark IV

  25.960 Lekë

EOS 6D Mark II

  15.576 Lekë

EF 85mm f/1.4 L IS USM

  15.576 Lekë

EF 16-35mm f/2.8L III USM

  20.768 Lekë

EF 24-105MM 4L IS II USM

  12.461 Lekë

EF 100mm f/2.8L Macro IS USM

  12.461 Lekë

EF 70-200mm f/2.8L IS III USM

  20.768 Lekë

EF 100-400mm f/4.5-5.6L IS II USM

  20.768 Lekë

RF 5.2mm f/2.8 L DUAL FISHEYE

  31.152 Lekë

RF 50mm f/1.2 L USM

  25.960 Lekë

RF 85mm f/2 IS STM

     5.192 Lekë

RF 85mm f/1.2L USM

  25.960 Lekë

RF 85mm f/1.2L USM DS

  31.152 Lekë

RF 600mm f/11 IS STM

  10.384 Lekë

RF 800mm f/11 IS STM

  10.384 Lekë

RF 15-30mm F4.5-6.3

     5.192 Lekë

RF 14-35mm f/4L IS USM

  15.576 Lekë

RF 15-35MM F2.8 L IS USM

  25.960 Lekë

RF-S 10-18

     3.115 Lekë

RF-S S18-150mm f/3.5-6.3 IS STM

     4.154 Lekë

RF 24-70MM F/2.8 L IS USM

  25.960 Lekë

RF 24-105mm f/4 L IS USM

  10.384 Lekë

RF 24-105MM f/4-7.1 IS STM

     4.154 Lekë

RF 28-70mm f/2 L USM

  31.152 Lekë

RF 70-200 f/4 L IS

  15.576 Lekë

RF 70-200 f/2.8L IS USM

  25.960 Lekë

RF 100-400 IS

     5.192 Lekë

RF 100-500mm f/4.5-7.1L IS USM

  31.152 Lekë

RF 200-800

  20.768 Lekë

RF 100mm f/2.8 L IS MACRO

  10.384 Lekë